Caktohet dita dhe ora kur do mbahet seanca për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën. Gjykata e Lartë ka bërë me dije se seanca do të mbahet me 28 shtator ora 10:00.
Në janar të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, pasi vetë Tahiri e Çela bënë rikurs.
Në gusht të këtij viti, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dërgoi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës.
Ky rekurs erdhi pasi Apeli i GJKKO-së rrëzoi dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ky i fundit do të përballet sërish me statusin e të pandehurit. Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.
Diskutime rreth kësaj post