Kreu i SPAK ( Struktura e Posaçme Antikorrupsion) Arben Kraja ka deklaruar se tashme ka nisur hetimi për çështje të rëndësishme.
Kraja është shprehur se hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosshmëri. Nga ana tjetër, drejtuesi i SPAK thekson se për të arritur rezultate konkrete, duhet ende kohë.
“Kemi nisur hetimin për çështje të rëndësishme. Hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosshmëri. Duhet të heqim barrierat mes institucioneve. Për rezultate na duhet ende kohë”, u shpreh Kraja.
Diskutime rreth kësaj post