“Luiz kujdes mikrofonin”, “Banorë futuni brenda shtëpisë”, janë fjalitë më të shpeshta që kemi dëgjuar këto ditët e fundit në “Big Brother Vip”.
Duket sikur pasi futen në dhomën e rrëfimit, banorët e “BBV” ndryshojnë plotësisht duke u stepur në fjalët e tyre.
Së fundmi është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.
Tekstualisht Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”
Nuk përjashtohej sigurisht mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka, aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.
Diskutime rreth kësaj post