Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bashkë me ish-deputeten Albana Vokshi ishte në qytetin e Beratit, ku kanë zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PD-së në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij nga Berati Bardhi u shpreh se e gjeti strukturën të mobilizuar për betejat që e presin opozitën në ditët në vijim.
I pyetur nëse do të bëjë thirrje për protesta, Bardhi u shpreh se qytetarët kanë gjetur format e tyre për të protestuar ndaj kësaj qeverie sipas mënyrës së tyre.
“Berati dhe i gjithë qarku Beratit edhe për shkak të keqeverisjes në këto 7 vite ka krijuar një potencial të madh për të sjellë ndryshimin në vend nëpërmjet besimit ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
Ne kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë protesta sa herë gjykojmë që është momenti për protesta. Mirëpo në këto moment besoj se çdo shqiptar e ka të qartë që keqqeveriset, vidhet nga banda në pushtet dhe me format apo mënyrat e tij ka gjetur mjetet e duhura për të protestuar. Çdo qytetarë sot është në protestë, kundërshton këtë qeveri dhe apsolutisht është e mundur se qytetarët kanë krijuar mundësinë e madhe për ndryshim.” – u shpreh Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post