Takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të mbahet më 19 korrik (e hënë) në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Përpara këtij takimi Presidenti serb gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes Nebojsha Stefanović dhe shefin e shtabit të përgjithshëm deklaroi se Beogradi e ka forcuar ushtrinë.
“Ne e kemi forcuar ushtrinë tonë, por nuk më shkon në mendje që situata mund të përfundojë me luftëra dhe konflikte. Ne e kemi bërë këtë vetëm për të shmangur rrezikun dhe të ndihemi të sigurt.
Ne kemi akoma shumë gjëra për të bërë, duke pasur parasysh faktin që të gjithë po armatosen në mënyrë dramatike. Detyrimi ynë është që gjithmonë dhe në çdo kohë të kemi forcë të mjaftueshme për të mbrojtur dhe ruajtur vendin tonë, dhe ushtria serbe do të jetë në gjendje ta bëjë atë në çdo kohë.
Ne kemi akoma shumë për të bërë, veçanërisht për të ashtuquajturat kushte të luftimit të natës, por edhe armëve të reja moderne për mbrojtjen ajrore, forcën ajrore, por edhe për forcimin e mëtejshëm të njësive tona të këmbësorisë”, – tha Presidenti Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post