Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një shkrim në rrjetet sociale deklaroi se varfëria dhe votat janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.
Postimi i Manjanit në Facebook
Asnjë sistem politik e shoqëror nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse popullsia varfërohet vazhdimisht dhe i mohohet liria për të zgjedhur.
Asnjë iluzion s’mund të kemi, për sa kohë të trajtuarit me ndihmë sociale rriten dhe populli nuk zgjedh e as vendos për asgjë.
Varfëria dhe vota janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.
Ndaj nuk ka kuptim të flitet për sistem qeverisës. Prandaj shteti ska asnjë kuptim. Prandaj demokracia bëhet demagogji…!!!
Është krejt e logjikshme kjo gjë. Nëse pret të ushqehesh nga ndihma sociale, kryetari i bashkisë të duket perëndi. Pra mbaroi liria për të zgjedhur.
Maksimumi mund të revoltohesh dhe të kërkosh përmbysje e cila, nga ana tjetër kërkon revoltë masive jo individuale. Kur kjo revoltë bëhet masive maksimumi bëhet revolucion, por jo demokraci.
Kulmi është kur varfëria nuk bën dot as revolucion…! Kjo pastaj i vë kapak çdo arsyetimi.
Pra, pa shpresë!
Askush nuk do të nxjerrë njerëzit nga varfëria nga njëra anë, por nga ana tjetër as varfëria nuk bën dot “detyrën” e saj… Kështu Politika sundon e qetë.
Prandaj logjika të fton të ikësh nga ky realitet.
Duam, s’duam ky është realiteti. Kush iku shpëtoi!
E dhimbshme!
Diskutime rreth kësaj post