Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija në kampin shkodran në prag të sfidës me ekipin e Laçit. Lajmet më të fundit që vijnë nga kampi shkodran bëjnë me dije se do të ketë një tjetër mungesë në takimin e nesërm. Bëhet fjalë për mesfushorin Alsid Tafili.
Duket se mesfushori shkodran ndjen një shqetësim në kofshë dhe stafi mjekësor i ka rekomanduar të qëndrojë pushim në këtë ndeshje dhe të mos rrezikojë më tepër. Prandaj, mungesa e tij në këtë sfidë është e sigurtë, duke bërë që numri i mungesave të arrijë në dy, duke llogaritur edhe mbrojtësin Pjeshka.
Por, një lajm i mirë është se mbrojtësi Antonio Marku pritet të jetë i gatshëm për teknikun Gjoka. Duket se shqetësimi i ndjerë në orët e fundit ka kaluar dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë. Në një takim që Vllaznia do të kërkojë të arrijë 3 pikët ndaj Laçit. =
Diskutime rreth kësaj post