Greqia ka shënuar me një paradë madhështore ushtarake 200-vjetorin e revolucionit të madh që solli edhe krijimin e shtetit grek.
Tanke, mjete të blinduara, avionë, helikopterë, kalorësi dhe batalione ushtarësh parakaluan në rrugët e kryeqytetit grek dhe qiejt e tij dhe u përshëndetën nga autoritetet shtetërore, si dhe shumë të ftuar, ku mes tyre mund të veçojmë Princin Charles dhe bashkëshorten e tij Camilla.
Pavarësisht se të ftuar ishin një numër i konsiderueshëm liderësh europiane ka nga ata që i janë përgjigjur me jo ftesës për pjesëmarrje për shkak të rregullave të pandemisë, të cilat ndikuan po ashtu dhe në pjesëmarrjen masive të njerëzve në këtë paradë.
Hapja e paradës u bë me 15 kalorës, me kuaj të Drejtorisë së Kalorësisë së Armatosur. Kalorësia u shfaq me uniforma ushtarake të vitit 1821, Luftërave Ballkanike dhe uniforma nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore si dhe moderne. Kalorësit mbajtën flamuj historikë nga luftërat e kombit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post