Pas zbarkimit të SPAK në Dibër, mësohet se oficerët kanë mësyrë në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.
Sipas burimeve për mediat, SPAK ka shkuar pranë këtyre institucioneve dhe po verifikon një sërë dokumentacionesh.
Deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës tre zyrtarë, dy inspektor të ZVA-s dhe financieri i Këshillit të Qarkut.
Dyshohet se po kryhen kontrolle në lidhje me një mësues që jetonte në Angli, por që vijonte të merrte rrogën si mësues në Dibër.
Diskutime rreth kësaj post