Qindra shqiptarë janë mbledhur bashkë dhe po festojnë në Sheshin Skëndërbej. Koncerti sapo ka filluar dhe ajo që e hapi ishte këngëtarja Elvana Gjata me hitin “Kuq e zi”.
“Me ty shpirtin kemi sot, o Flamuri më i bukur në bot”, kjo është fraza e cila është kënduar një zëri me këngëtaren.
Disa këngëtare priten të ngjiten në skenë sot, ndërkohë qershia mbi tortë, sigurisht është ajo, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo zgjodhi këtë ditë të veçantë për Shqipërinë për të përmbyllur dhe turin e saj “Future Nostalgia”.
Diskutime rreth kësaj post