Kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, por mësohet ta ketë anuluar.
Burime nga kryeministria bëjnë me dije për BalkanWeb se kryeministri Rama e ka anuluar takimin e hapur për shkak të motit të keq.
E ndërsa anulohet takimi në Dibër, kryeministri është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu gjithnjë në funksion të gjetjes së një zgjidhje për krizën politike.
Lëvizje dhe takime të shpeshta ka pasur edhe në kampin opozitar, ku Lulzim Basha ka mbledhur dy herë aleatët dhe dy herë ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrin Sali Berisha.
Takimet vijnë një ditë pasi zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee tentoi të negociojë krizën dhe hodhi në tryzën e palëve sërish paketën “McAllister” por me disa ndryshime, duke vendosur edhe një afat 48 orësh që palët të binin dakord.
Diskutime rreth kësaj post