Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, me anë të disa fotografive të shpërndarë në “Facebook” tregon sesi Ervin Bushati ndan ndihma ekonomike nga zyrtar e PS-së.
Rushaj thekson se është mjerane, që të shikosh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e va dhe se kaq kushton vota e tyre.
Postimi i drejtorit të fushatës së PD-së, Alfred Rushaj:
“Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.
Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!
Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.
Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.
#partiademokratike
#melulzimbashën
#dega8
#fitore
#ditëmëtëmira” – ka shkruar ai.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post