Pajisje të rënda të KFOR-it janë pikasur duke lëvizur në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar në drejtim të Mitrovicës. Sot shënon dita e dhjetë qëkur veriu është barrikaduar, ndërsa ekipet e KFOR-it janë duke e përcjellë situatën.
Mediat në Kosovë shkruajnë se janë parë pajisje të rënda të KFOR-it duke kaluar në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar për në Mitrovicë.
Nga ana tjetër, sot shënon dita e dhjetë e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Kosovës. Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.
Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.
Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave. Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë.
Diskutime rreth kësaj post