Ish- kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe njëherë temës së bandave të armatosura në qytetet e Shqipërisë.
Ai zbulon emrat e personave që lëvizin me makina të blinduara në rrugët e qytetit të Shkodrës, ndërsa sipas mesazhit janë të paprekur nga policia.
“Shkodra me keq se kurre ne kthetrat e bandave te Norieges!
Vrases serial, banda te armatosura me makina te blinduara, kokaine te lidhura direkt me Edvinin bejne ligjin ne cdo shesh, rruge, rrugice, biznes te qytetit!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital!”, shkruan Berisha.
Më poshtë mesazhet e publikuara nga ish- kryeministri
“Pershendetje Doktor ! Bane Mir qe fole per shkodren dje ndoshta situata asht me e rand sec e komentuat ju. Para dy ditve ne qender te shkodres tek ish-5 herojt policia kishte dal kontroll duke ndalu gjitha makinat deri ketu ok shum Mir ska asgje te keqe, ne ate moment kalon nje makin ML blu e erret e Blinduar xhama te zinje dhe policia u mobilizua por kot sa hapi xhamin zoteria qe quhet Behar Bajri gjithe policet ben sikur se pan, faktikisht ai njeri leviz i armatosur neper shkoder dhe policia nuk ben tentativen me te vogel per ta ndalu dhe e njofin gjithe ne shkoder se kush eshte ai njeri por askush nuk mund te flas se ka mbeshtetjen e politikes.”
“Prsh Dr Sali Berisha
Shkodra kumzhin tan diten nga atomjetet e blindume nga kriminel qe kan ba shum vrasje dhe plackitje gjoba dhe shum te tjera dhe policija ika frig askush ne shkoder jan mi se 20 makina te blindume qe levizin neper shkoder me arm merena
Po kta kriminel kan mush kutijat e votimim keto zgjedhje
Te prsh Zoti te rujt”
“Banda ke ne cdo vend te shqiperis o sali berisha ne dobrac te shkodres ke fisin e Bajrave ku Enver bajri esht organizatori jeton prej vitesh ne holland i vllai ti Behar bajri ka ber mbi 13 vrasje ne qytetin e shkodres ku po terrorizon komplet shkodren me venie gjobash me 4 blinda ce patrullon ne shkoder esht banda ce ju bente presjon qytetareve te votojn ps ose per ndryshe do shkelen me kemb kan lidhje direkt me edi kristaq ramen kto plehera me shum rrespekt nga qytetari je i vetmi politikan qe kemi rrespekt dhe besim.”
“mirdita doktor un bera nje denoncim tek drejtori policis se shkodres per Blerim harushen nipi i Luan harushes krye plak ne komunen golem dhe tani deputet dhe mik i ngusht i edi rames kte e kan zgjell per deputet fisi i bajrave ne dobrac bere denocim se kisha informacjon te sakt per 5 kg kokain ce kishte ardh nga hollanda nga Enver bajri dhe Blerim harusha e shperndante ne qytetin e shkodres dhe policija e shkodres e arrestojn vetem me 15 doza kur un ja kisha dhen informacjonin drejtorit edhe vendin ku ishte e fshehur kokaina por nuk e kam iden nga avulloj 5 kg per tu kap u kap por po nxjerrin vetem 15 doza. Me rrespekt sadiku.”
“Pershendetje z.Berisha! Jam nje qytetar qe nuk i parapelqej kto denoncimet por duke marr shkas nga ngjarjet e fundit që po ndodhin, mora shkas të shkruaj; të gjith flasin per Elbasanin por vetem z. Alibeja para pak ditesh tek Fevziu e permendi shkodren, Aty êshte banda shum e rrezikshme që vepron dhe jep para me fajde pa kontrat, sepse të vret dhe kan aq shum para saqë kane financuar edhe në zgjedhjen e deputetit z. Luan Harusha (që mund të jen çun i mir) por është financuar nga ato! Kisha deshir ti beje një pyetje z.Harusha? A e keni nr e telefonit të Behar dhe Enver Bajrit në tel tuaj,, Faleminderit.”
“Pershendetje z.Doktor,jam nje oficer Policie ne Komisariatin e Policie Shkoder, nuk mundemi te japim informacion per nje person ne kerkim Artan Dekovi i denuar me 12 vjet burgim, pasi eshte djali i xhaxhait te shefit te SH.ç.B.A ne Drejtorin e Policis Shkoder Arben Dekovi. Ky person leviz i armatosur ne qytet dhe nuk e ndalon njeri sepse kemi frike nga shef Arben. Ju lutem publikoje por anonim.”
Diskutime rreth kësaj post