Teksa ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, topi është në fushën e liderit të opozitës, Basha prej dy ditësh ka vijuar takimet në selinë blu bashkë me aleatët e tij dhe me Oerd Bylykbashin.
Pas takimit që ka pasur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në selinë blu ka “zbarkuar” Petrit Vasili.
Vasili është përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, e cila është temë e këtij takimi të kësaj pasditeje.
Diskutime rreth kësaj post