Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka mbledhur ditën e sotme në selinë blu sekretariatet. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Noka shkruan se me sekretariatet ka diskutuar rreth sfidave në të cilat ndodhet PD-ja dhe për përpilimin e strategjive të veprimit.
Postimi i Plotë:
“PD në veprim dhe aksion politik. Në mbledhjen e parë me sekretariatin e Partisë Demokratike diskutuam rreth sfidave përballë të cilave ndodhet PD dhe përpilimin e menjëhershëm të strategjive dhe planeve të veprimit sipas sektorëve përkatës. Suksese dhe punë të mbarë kolegëve të sekretariatit!”-shkruan Noka.
Diskutime rreth kësaj post