Kryedemokrati Lulzim Basha, do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme në orën 18:00 me Kryesinë e Grupit Parlamentar.
Ky takim, vjen pas përplasjeve të tij me kreun e FRPD Belind Këlliçi dhe kryetaren e LDG-së, Albana Vokshin, pasi kryedemokrati vendosi që në të dy këto forume të zhvillohen Zgjedhje të reja.
Këlliçi dhe Vokshi, dolën me deklartatë kundër Bashës, duke hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD-së, ndërkohë që të rinjtë e FRPD-së ditën e sotme, kanë qenë të pranishëm në “Foltoren” e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post