Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Jossepp Borrell ka njoftuar se sonte janë dërguar forca shtesë në Kosovë për të garantuar sundim të ligjit.
Përmes Twitter-it, ai ka bërë të ditur se në Kosovë kanë zbarkuar forca shtesë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë.
Sipas Borrell, ata do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in.
“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë,pjesë e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell.
Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, ka njoftuar të martën se trupa të tjerë evropianë kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri.
Kjo pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar, pjesëtarët e komunitetit serbë si deputetë, gjyqtarë, prokurorë, policë e punëtorë administrativë lëshuan institucionet.
Kjo në shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor, fillimisht lëshohen fletëqortime për serbët që s’i kanë konvertuar targat në RKS.
E për rikthimin në institucione duan që të anulohet vendimi për targa si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja që do ta bëjë këtë, shkruan Express.Rrjedhimisht, Bashkimi Evropian e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rris vigjilencën në atë pjesë të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post