Së fundmi, Luiz Ejlli, është i bindur se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Këngëtari mendon se do të ketë edhe për të një zarf të zi, për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn dy ditë më parë.
Për shkak se mund të ikë, në një bisedë me Tanin, Luizi u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: “Më ka kapur një siklet”.
Tani: “Për ça”?
Luizi: “Se mund të iki të shtunën”.
Tani: “Kush”?
Luizi: “Unë. Për atë rastin me Evën”.
Tani: “Seriozisht e ke”?
Luizi: “Për Zotin po”.
Tani: “Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje”.
Luizi: “Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para”.
Tani: “Nuk ka shanse”.
Luizi: “Atë dua, por do e marr vesh nesër”.
Diskutime rreth kësaj post