Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman Heiko Maas. Xhaçka ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit një moment të ri për reformat e integrimit.
Në lidhje me reforma në drejtësi, Xhaçka tha se ajo është e pandalshme.
“Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme!”, shkruan Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post