Donte vëmendje dhe ia arriti qëllimit. Po flasim për Butrint Imerin i cili për 27-vjetorin e tij organizoi një super festë, kur ra në sy fakti që ishin të ftuar shumë personazhe publike.
Disa miq e bashkëpunëtorë të tij, e disa të tjerë që as nuk e dinim që kanë shoqëri së bashku (përmendim këtu Romeo Veshajn). Mirëpo ndonëse ishin kaq shumë të ftuar, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e “bokit” të tij Don Xhonit. Dyshues është fakti që ai nuk ishte i pranishëm, madje mungoi një urim edhe në rrjetet sociale.
Në të tilla rastë nga herët e kaluara jemi mësuar që kjo vjen pas prishjes së raporteve midis dy personave. Mirëpo për momentin mbetet një aludim deri në një reagim të palëve. Me mungesë ishte edhe Kida, e cila ka qenë shumë e afërt me Butrintin.
Diskutime rreth kësaj post