Tensionet mes Hreqisë dhe Turqisë duket që janë qetësuar dhe normalizuar disi pas ndërhyrjes së NATO-s. Pas një takimi me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, numri një i aleancës vlerësoi kontributet e Turqisë në misionet e saj, duke përfshirë ato në Afganistan, Irak dhe Kosovë.
Stoltenberg theksoi gjithashtu angazhimin e fortë të NATO-s për sigurinë e Turqisë duke shtuar mbrojtjen e saj ajrore kundër sulmeve raketore nga Siria dhe duke rritur praninë ajrore dhe detare të Aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti po ashtu krijimin e një mekanizmi ushtarak për zvogëlimin e rrezikut nga incidentet e përplasjet në Mesdheun lindor. Kjo përfshin një angazhim për të përdorur një linjë telefonike të sigurt që është vendosur midis Greqisë dhe Turqisë. Stoltenberg tha se “Mekanizmi u arrit përmes angazhimit konstruktiv të Turqisë dhe Greqisë në Selinë e NATO-s. Unë e mirëpres këtë dhe i përshëndes të dyja palët për përpjekjet e tyre, të cilat jemi të gatshme t`i zhvillojmë më tej”.
Gjatë bisedës me Cavusoglu u prekën dhe çështjet e gjendjes në Libi e Siri, luftimet në dhe përreth Nagorni-Karabakut, dhe blerja e sistemeve S-400 nga Turqia. Stoltenberg pritet të takohet me Erdogan përpara se të udhëtojë më vonë gjatë ditës në Athinë për bisedime me Kyriakos Mitsotakis.
Diskutime rreth kësaj post