Autoritetet italiane bëjnë me dije se, janë 10.874 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9338.
Në rritje edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.
Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.
Lombardia dhe më vonë Kampanja kanë vendosur karantinën , duke filluar nga ora 23 e të enjtes. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit, dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor, për momentin.
Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Kampanja, por duke filluar nga e premtja, dhe mund të pasohet së shpejti nga rajone të tjera.
Diskutime rreth kësaj post