Para pak javësh, rikthimi në Tiranë i këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani, bëri jo pak lajm në portale dhe televizion. Suksesi në Itali me mjuzikolin “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës dhe një projekt i ri muzikor, për të cilin ajo dha shumë pak detaje, ishin thelbi i ftesave për intervista në televizionet shqiptare.
Një rikthim i ëmbël ky, për Elhaidën, në Shqipëri, çka paralajmëronte edhe nisjen e diçkaje të re përmes postimeve ditore në Instagram. Por, ka pak ditë që këngëtarja ka fshirë gjithçka nga profili i saj në Instagram. Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruan: “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).
Fansat e saj të shumtë nuk dinë si ta interpretojnë këtë veprim të sajin dhe nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të fshijë çdo “gjurmë” nga rrjeti social më i ndjekur në botë. Megjithatë, fansat do mund ta shijojnë shumë shpejt zërin e saj, madje edhe live, duke qenë se Elhaida Dani do të hapë koncertin e këngëtarit Ermal Meta, që do të mbahet në “Air Albania” në 17 shtator. E teksa presim të mësojmë më shumë se çfarë e ka shtyrë Elhaidën të “zhduket” nga Instagrami, ajo ka premtuar të reja në shtator. Se çfarë, le të presim! Mbase na i thotë papritmas… në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post