Mediat e Kosovës kanë nxjerrë pamje ku shfaqen dy helikopterë të forcave serbe që patrullojnë vazhdimisht në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, duke vëzhguar situatën.
Ndërkaq më herët në kodrat në afërsi janë parë forca serbe duke vëzhguar. Patrullime të herëpashershme në territor të Kosovës po kryen edhe KFOR-i me helikopter.
Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë duke mbikëqyrur situatën.
Policia e Kosovës njoftoi sot se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak – të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa – kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, përveç këtyre përforcimeve, situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa incidente.
“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që është vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi”, – ka thënë Kelani për Radion Evropa e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post