Deputeti Artur Rroshi, njëherazi dhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, është duke zhvilluar një takim në selinë blu, me kryedemokratin Lulzim Basha.
Më parë, u raportua se Partia Demokratike kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.
Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse. Mbetet ende e paqartë se cili prej kryetarëve ka hedhur firmën dhe cili prej tyre, përveç Ndokës, nuk ka rënë dakord me këtë marrëveshje..
Partitë e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, pritet të jenë:
PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”
Diskutime rreth kësaj post