Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe nisjen e hetimeve ndaj tij, pasi e akuzon se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.
Sipas opozitës ai nuk ka deklaruar në formular që ka qenë i dënuar në Itali, një pretendim ky që është duke u hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por në mesin e këtyre akuzave të rënda dhe verifikimeve që kanë nisur, një foto është duke qarkulluar në rrjetet sociale.
Deputeti Rakipi është duke pirë kafe në të njëjtën tavolinë në një lokal, me nënën e kryeministrit Edi Rama, Anetën. Bashkë me ta është edhe presidenti i ekipit të futbollit të Partizanit, Gazmend Demi.
Nga sa shihet në foto, ata mbajnë veshje të holla, çka do të thotë se foto mund të jetë realizuar kohë më parë, por që është bërë publike në rrjetet sociale tashmë që është ndezur debati politik, dhe jo vetëm, rreth së shkuarës së deputetit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Aqif Rakipi njihet si një ndër personat më të ngushtë me kryeministrin Edi Rama.
Ky është një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë të cilin e frekuenton shpesh edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, dhe thuhet se lokali është në pronësi të deputetit socialist Bashkim Fino.
Diskutime rreth kësaj post