Ditën e sotme u mbajt senaca plenare për raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta. Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.
Por çfarë nuk u pa në parlament ditën e sotme, kjo është foto e saposhkrepur, pas seancës plenare nga fotografi Agim Rama.
Në të duket deputeti Kostaq Papa, i famshëm për “kaçurrelat dhe uiskin me fëmra”, i cili është bërë qull në djersë.
Me maskë, me këmishë të bardhe por pa kanatjere dhe asgjë që t’i ndalte djersët t’i kullonin, ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Kujtojmë që deputeti në fjalë u shndërruar në kryefjalë të rrjetet sociale, kjo për shkak të CV-së së tij, e cila nuk i ngjan aspak një jetëshkrimi të një deputeti.
Në CV ai shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile”, pa sqaruar se në cilin institucion i ka këto eksperienca, e aq më tepër periudhat kohore. Sa i përket aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”
Po ashtu deputeti Papa ka bërë një deklaratë sa të çuditshme, aq edhe qesharake që bëri xhiron e rrjetit, ai tregoi nga foltorja se kur ka qenë i ri dhe ka pasur flokë dhe para, ka qenë një donzhuan i vërtetë.
(Kostaq Papa i ri dhe Kostaq Papa si deputet në Kuvend)
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post