Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë. Për të përfituar elementët e festës Pm iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për çdo element të zgjedhur.
Zgjedhjet që ai bëri ishin këto: Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.
Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.
Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë,”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.
Në nominin shkojnë:Pm,Dagz,Donaldi,Semi,Kledi,Beatrix,Fifi,Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.
Diskutime rreth kësaj post