Çfarë ngjyre e keni macen? Zbuloni nëse është agresive
Në studimin e publikuar në “Journal of Applied Animal Welfare Science”, realizuar nga mjeku veteriner Elizabeth Stelow, është shpjeguar lidhja mes karakterit të maces dhe ngjyrës së tij.
Duke krahasuar grupet e ngjyrave të ndryshme të maceve shkencëtarët kanë konfirmuar që femrat me ngjyrë breshke, së bashku me macet bardhë e zi janë më agresive ndaj njerëzve.
Studimi ka zbuluar gjithashtu se macet bardhë e zi janë më pak agresive kur përkëdhelen, ndërsa ato që janë të bardha dhe në ngjyrë gri, kanë pasur një sjellje histerike në këndvështrimin e një veterineri, ndërsa femrat “breshkë”, bëhen gjaknxehtë nga ndërveprimet e përditshme njerëzore.
Diskutime rreth kësaj post