Artisti i njohur shqiptar, Getinjo ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale, duke mbyllur kështu Instagram-in e tij me mijëra ndjekës.
Mirëpo nuk dihet pse këngëtari ka marrë këtë vendim të papritur, por kjo nuk është hera e parë që ai e bën këtë.
Gjithashtu ajo që është vënë re më së shumti përgjatë kohëve të fundit është mungesa që ai ka bërë në tregun e muzikës.
Prej kohësh nuk është parë të publikojë projekte të reja muzikore, përveç një bashkëpunimi me vëllain e tij Mozzik, në albumin që ky i fundit e promovoi vetëm pak ditë më parë.
Se si do të shkojnë gjërat dhe nëse do të kemi një shenjë prej tij, kjo mbetet për t’u parë.
Diskutime rreth kësaj post