Ndonëse nga shumë njerëz portretizohen si vëllezërit moskokçarës, për të cilët së fundmi doli në dritë edhe një sherr, Romeo dhe Donaldi kanë treguar se janë gjithashtu shumë të ndjeshëm.
Gjatë kohës që Donaldi ishte në “Big Brother VIP” nxori në pak se ishte shumë tip emocional duke u përlotur shpesh gjatë surprizave të ndryshme që i bëheshin, e jo vetëm. E ashtu si ai edhe Romeo, që jo pakherë u shfaq me lot në sy për të vëllain.
E duket se puntata e sotme e “Më lër të flas” ka rezervuar shumë emocione për ta. Kjo pasi kanë patur të ftuar Agron Llakajn që e konsiderojnë si babin e dytë.
Donaldi: Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.
Agron Llakaj: Emocionin dhe përjetimin nuk e kemi njësoj. Ju përjetoni emocionin e një marrëdhënie sa njerëzore aq edhe e madhe. Te un është pak më e madhe. Sepse çfarë mbjell korr dhe unë jam i lumtur për atë që kam mbjell. Vij në një shtëpi të re dhe të madhe tuajën. Keni gjithë entuziazmin dhe energjinë. Ju kam ndjekur dhe do kthehem tek ajo që thoje edhe në “Big Brother VIP” :Unë jam ky që jam dhe bëj atë që dua. Keni bërë çfarë keni dashur.
Romeo: Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapsinor.
Më pas Donaldi lexoi edhe letrën që i kishte shkruar Agroni në BBV moment gjatë të cilit u përlotën sërish.
Diskutime rreth kësaj post