Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.
Për herë të parë në sallë, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.
Ish-ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.
Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u be shkak i pezullimit te aftëve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.
Diskutime rreth kësaj post