Dielli shkëlqente. Tapeti i kuq ishte shtrirë. Ishte mbledhur një roje nderi ushtarake. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Katar, Lothar Freischlader, ishte i pranishëm. Problemi i vetëm ishte se asnjë zyrtar i Katarit nuk ishte i pranishëm për të pritur zyrtarisht presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në Doha.
Kështu, duke mbërritur pak përpara afatit, Steinmeier priti në derën e Airbus A350 të Bundeswehr-it për gati gjysmë ore përpara se Sulltan al-Muraichai, ministri i shtetit për punët e jashtme të Katarit, të mbërrinte për të pritur kreun e shtetit të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe ky “lëshim diplomatik” e la gazetaren e DW, Rosalia Romaniec, e cila po udhëtonte me Steinmeier, të shtronte pyetjen nëse ishte bërë një gabim me planifikimin apo nëse zyrtarët në kombin arab “ishin ftohur” në raport me Gjermaninë pasi Steinmeier kaloi kohë gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në rajon në Izraeli, pasuar nga dy netë në Oman dhe vetëm tri orë në shtetin e Gjirit.
Siç vë në pah DW, në Gjermani, ndikimi i Dohas në luftën Izrael-Hamas shihet si disi i diskutueshëm pasi Katari është shtëpia e krahut politik të Hamasit.
Kjo bëri që disa të pyesin nëse “përbuzja” e së mërkurës ishte një përgjigje ndaj deklaratave të bëra së fundmi nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përpara vizitës së planifikuar prej kohësh të Al Thani në Berlin në tetor.
Diskutime rreth kësaj post