Zbulohen detaje nga koncerti në Prizren ku performoi dy ditë më parë këngëtari Meda.
Sipas mediave në Kosovë, Njësia Speciale e Policisë në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë zbarkuan pas mesnate në diskotekën ‘Velunia Club’ në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.
Koncerti ku po performonte Meda u ndërpre, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.
Sipas medias kosovare, arsyeja e kontrollit policor ishte prishja e rendit dhe qetësisë publike, për shkak të zhurmës së madhe, kjo për faktin se gjatë verës diskoteka ndodhet në ambient të hapur.
Burimet e medias bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë janë vendosur mbi 50 gjoba, ku disa persona janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Kujtojmë se sipas Kodit Penal, kushdo që shkakton zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët përreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00, gjatë ditëve të javës dënohet për kundërvajtje.
Diskutime rreth kësaj post