61 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve në Durrës, të cilët nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë lidhur me masat anti-COVID. Policia e Durrësit i ka fokusuar kryesisht kontrollet në drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë distancë fizike dhe numrin e personave që mbajnë brenda në makinë, sidomos në automjetet që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.
Pjesë e kontrollit kanë qenë edhe subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Gjithashtu policia ka këshilluar qytetarët që presin ën radhë por dhe biznese të ndryshme për të respektuar masat.
Ditën e sotme janë shënuar 33 raste të reja me COVID-19, ndërsa u shënua dhe një viktimë, një 62 vjeç nga Tirana.
Diskutime rreth kësaj post