Gjatë një loje me pyetje në BBV, Julia ka treguar se ka pasur dy lidhje paralele njëkohësisht, deklaratë kjo që mori vëmendjen e mediave, por edhe të Sara Gjordenit e cila nuk nuk nguroi ta ‘thumbonte’ banoren.
“Ore a do merret njeri me moralin e Julias? Apo s’prodhon lajm nëse s’jam unë?” – shkruante Sara në një Instastory.
Duket se përgjigjen e ironisë së saj, ia ka kthyer vajza e Julias, Rene, e cila menjëherë pas reagimit të Sarës, postoi gjithashtu një Instastory, ku shkruante:
“Më zgjidh mua, më zgjidh mua, më zgjidh mua… jo mos më zgjidhni mua. Vajzë, shijo famën tënde dhe qepe gojën” – duke ironizuar kështu faktin që Sara gjatë qëndrimit në BBV kërkonte gjithnjë ‘prajmin’, e ndërsa kur doli jashtë nisi të ‘akuzojë’ mediat dhe rrjetin që po i japin shumë vëmendje dhe po ‘përfitojnë’ nga fama e saj.
Diskutime rreth kësaj post