Luiz Ejlli dhe Kiara Tito organizuan një dasmë tradicionale të improvizuar në kuadër të një detyre nga ‘Vëlla i Madh’.
Dyshja dhuruan edhe puthjen e parë. Ky moment magjik është bërë viral dhe është diskutuar në masë të madhe nga fansat e tyre.
E veç kësaj, vëmendje të madhe me një veprim mori edhe aktorja Olta Gixhari.
Kjo u largua nga dasma dhe qëndroi me pjesën tjetër të banorëve, ndërsa në një çast filloi të qante dhe u largua për në banjë duke mos treguar arsyen se çka e emocionoi.
“Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit.
Por, njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post