Shtëpia e Big Brother është kthyer në një “kaos”, ku rrëmuja dhe pisllëku mbizotërojnë në të gjithë vendin.
Jori, Lorenci dhe Gerti kishin një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh që të kthenin “përmbys” shtëpinë dhe të fshihnin disa sende të rëndësisshme të banorëve, në një vend që atyre nuk do u shkonte mendja për t’i gjetur.
Ndonëse misioni ishte vetëm për Jorin, Lorencin dhe Gertin, edhe Luizi u bë pjesë e kësaj loje. Ky i fundit sapo u ngrit nga gjumi, derdhi ketchup-in në tavolinën e ngrënies.
Më pas, ai fshehu lugët e ekspresit bashkë me Elvisin dhe pastaj, hodhi atletet e Kristit në pishinë.
Pasi Luizi e bëri këtë veprim, Olta u zgjua nga gjumi dhe iu habit kur pa këpucët e Kristit brenda në pishinë.
Ajo shkoi në dhomën e gjumit dhe zgjoi Kristin, duke i thënë këtij të fundit që Vëllai i Madh ose banorët, ia kishin hedhur këpucët në pishinë.
Kristi u ngrit me shumë qetësi, mori atletet dhe i la në diell për tu tharë. Pas kësaj, ai hyri sërish në kuzhinë dhe pa që mbi tavolinë ishte shkruar emri i tij me Ketchup dhe nisi të qeshte.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post