Einxhel dhe Dj Dagz (Arbri) kanë ngacmuar herë pas here njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Moderatorja tha para pak ditësh se e ka “ëndërr një mashkull që lan enët”, duke iu referuar artistit nga Kosova, i cili po ndihmonte Monikën në kuzhinë.
Nga ana tjetër, Arbri e provokoi Einxhelin gjatë kohës që ajo po gatuante, duke i thënë se do ta vëzhgonte nëse ishte e aftë për të përgatitur ushqimin, që më pas të vendoste për t’i propozuar apo jo për martesë.
Mirëpo, duket se situata mes të dyve ka marrë një tjetër rrjedhë. Arbri ka deklaruar se me Einxhelin thjesht po sillet mirë, por nuk ka pëlqim apo ndjenja për të.
Diskutime rreth kësaj post