Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Facebook ka thyer heshtjen e gjatë dhe ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që nesër nisin muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Postimi i Kryemadhit:
“Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Hëna e natës së sotme do të ndriçojë edhe rrugëtimin e motrave dhe vëllezërve tanë myslimanë, të cilët nisin një muaj adhurimi, sakrifice dhe dedikimi drejt lartësimit shpirtëror, përmes lutjeve, bamirësisë dhe agjërimit.
Lutjet e mia shkojnë për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët mysliman!
Qoftë ky muaj i paqes shpirtërore, mundësi për më të pamundurit dhe shëndet i mirë në një kohë të vështirë, siç është dhe kjo që po jetojmë!
Bekimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rizgjojnë te njeriu vlerat më të mira të tij në lidhjen me Zotin, marrëdhënien me familjen, por dhe sjelljen në shoqëri.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” – ka shkruar ajo në urimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post