Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas replikës së kryeministri Edi Rama për situatën e përmbytjeve në vend ku ironizoi opozitën dhe presidentin Meta.
Kryemadhi shkruan se qeveria është e paaftë dhe di vetëm të justifikohet.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021” – shkruan Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post