27 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 365 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:
5 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat.
Janë 132 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Janar 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 365
Testime totale 2,029,621
Raste pozitive 333,210
Raste të shëruara 329,482
Raste Aktive 132
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 107
Fier 12
Vlorë 8
Durrës. 2
Lezhë 1
Berat 1
Shkodër 1
Diskutime rreth kësaj post