Pas spektaklit të mbrëmshëm, Kejsi është ndierë keq dhe qarë, për shkaktë situatës që u krijua gjatë prime, ka qenë Luizi ai që i ka qendruar pranë, duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë.
Gjithashtu, e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte.
Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin, duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë.
Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.
Pjesë nga biseda:
Lorenci: “Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi patur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thonin që po të jap informacione”.
Keisi: “Nuk ka patur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje “po Lori po”, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.
Lorenci: “Kam qenë gati të marr valixhet të dal jashtë, nuk po duroj dot më”.
Keisi: “Po çfarë zgjidhe po dole”?
Lorenci: “Nuk kam nevojë për atë vëmendje fare. Më mirë krijoj një lidhje nga fillimi, nuk kam pse luaj në këtë mënyrë. Ajo e ditëve të para, presioni, futesh në dhomë të rrëfimit, ti e di si është aty. Ma bë hallall, më fal, e di që s’mjafton vetëm të të them më fal por…”.
Diskutime rreth kësaj post