Dramat e BBV vazhdojnë të jenë të pranishme edhe pse edicioni i dytë ka thuajse 4 muaj që ka përfunduar. Ndërkohë që Luizi i ka vënë pikat mbi “i” me disa nga ish-banorët, të cilët brenda i konsideronte të afërt, tani duket se një tjetër marrëdhënieje i ka ardhur fundi.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, Diola dhe Nita krijuan një miqësi tepër të madhe me njëra-tjetrin, duke qëndruar të pandara gjatë gjithë kohës që gjendeshin atje. Ato krijuan një raport shumë të mirë, duke ndarë gjëra të shumta së bashku.
Pas përfundimit të edicionit të dytë të programit, që mbajti mbërthyer teleshikuesit për muaj të tërë, miqësia e dyshes nuk ishte më si më parë.
Pavarësisht se Nita, në një nga daljet e saj publiku, mohoi lajmet se miqësia e saj dhe Nitës është prishur, duke treguar se për shkak të angazhimeve të shumta, ajo thjesht nuk kishte patur mundësi ta takonte. Nga ana tjetër Diola tha se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar. Ajo u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndërkohë që kanë kaluar thuajse katër muaj që nga përfundimi i BBV, Diola dhe Nita nuk janë parë asnjëherë të kalojnë kohë me njëra -tjetrën edhe nuk është ende e qartë se cila është arsyeja.
Ajo ka shtuar dyshimet se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre është veprimi i Diolës, e cila shihet se ka hequr nga ndjekësit e saj në Instagram, Nitën. Nga ana tjetër, Nita ende vazhdon ta ketë në listën e miqëve që e ndjek. Deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e Nitës në lidhje me veprimin e Diolës.
Historia e BBV ka treguar se zakonisht miqësitë apo dashuritë që lindin brenda në shtëpi nuk janë të vërteta ndërsa ka patur edhe raste të tjera kur disa miqësi dhe dashuri i kanë rezistuar kohës por fatkeqisht kjo nuk ndodhi në rastin e Diolë me Nitës, të cilat ende nuk dihet arsyeja e vërtetë që fshihet pas përfundimit të miqësisë së tyre.
Pas daljes nga shtëpia BBV, Nita ka vijuar të jetë mjaft prezente në skenë me muzikën e saj ndërsa Diola nga ana tjetër vazhdon të jetë e dedikuar në punën e saj si nutriciene.
Diskutime rreth kësaj post