Dhoma e ‘Torturës së Bardhë’ ku gjenden ‘të izoluar’ tre të skualifikuarit Ilnisa, Meriton dhe Egla, nuk është më e tillë.
Kjo pasi që prej ditës së djeshme dhomës i është dhënë një tjetër frymë ku muret e saj janë pikturuar nga 3 të skualifikuarit.
Pak momente më herët Egla dhe Meriton janë bërë bashkë ku së bashku me njëri-tjetrin kanë nisur të krijojnë një figurë të re në murë.
Duket sikur po kalojnë një kohë ‘të mirë’ bashkë, por a mos ndoshta dyshja ka bërë paqe meqë po i afrohen ‘Prime-t’ të së shtunës ku do të merret vesh se çfarë do të ndodhi me to?
Koha e bukur e kaluar mes tyre, duke pikturuar dhe duke kënduar siç duket nuk ka rënë ende në sytë e Ilnisës, se përndryshe do të shikonim pamje pak më ‘të hidhura’. ????
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post