Moderatoja e njohur, Megi Pojani njihet tashmë për natyrën e saj “rebele” dhe postimi i saj i fundit në rrjetet sociale e vërteton më së miri këtë.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, moderatorja ka zbuluar se pa dashje ka shkelur ligjin, duke udhëtuar me makinë pa dokumentacionin e nevojshëm.
Në videon e publikuar, ku moderatorja shihet duke ngarë makinën e saj, ajo ka treguar se falë tre postoblloqeve, ajo ka zbuluar se ka gjashtë gjoba, siguracion si edhe kolauidim të skaduar, ku këto të fundit konsiderohen si nje shkelje ligji pasi është një vlerësim periodik i detyrueshëm i gjendje teknike të makinës
“Pas tre postoblloqeve, ku zbulova se kam gjashtë gjoba, siguracion dhe kolaudim të skaduar”, shkruan Megi bashkangjitur postimit të saj.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post