Stresi duket se është përfshirë sërish në sherret virtuale, ku ka shpërthyer në të shara kundrejt presonava që duket se e kanë ofenduar reperin.
Për disa ditë rresht, reperi shihet të ketë bërë disa reagime të ashpra në rrjetet sociale, duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm.
Nuk është ende e qartë se për çfarë ka nisur e gjithë kjo “luftë” virtuale por duket se e gjithë situata e ka mërzitur së tepërmi Stresin.
Përmes një postimi të bërë mbrëmjen e kaluar në profilin e tij të Instagramit, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.
“I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot ëshë familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj”.
Pas ndjesës së kërkuar, Stresi i drejtohet sërish personit që e ka mërzitur kaq shumë, duke shtuar: “Ti more karkalac njeriu më i urryer në Shqipëri, më thuaj ku je dhe të premtoj që do vi të të takoj. Le t’i lëmë familjet jashtë, si burrat, veç unë edhe ti?”.
Diskutime rreth kësaj post