Këngëtari i njohur Ermal Meta ka anuluar së fundmi turin që ishte parashikuar të mbante në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në mediat sociale, ku ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi dhe u ka kërkuar ndjesë fansave.
“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani. Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen. Muajt e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të papublikuara. Në fakt, është një proces ende në vazhdim dhe unë ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re. Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja në kohë. Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re. E kam menduar dhe menduar, dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt. Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ja vlen”, kanë qenë fjalët e këngëtarit me origjinë shqiptare.
Nuk dihet ende se kur këngëtari do të jetë gati për të ricaktuar datat e një tjetër turi, por fansat të cilët kanë lexuar postimin e tij duket se janë të gatshëm të presin.
Diskutime rreth kësaj post