Një ditë më parë u zbulua se Megi Pojani do të jetë moderatorja e këtij sezoni të “Për’puthen”. Lajmin e konfirmoi vetë ajo për Top Channel, ku u shpreh gjithashtu se emisioni i dashurisë do të jetë ‘zjarr’.
Pasi u zbulua emri surprizë, Megi mori urime të ndryshme në rrjetet sociale. Një ndër personazhet e njohur të ekranit që e uroi publikisht Pojanin, ishte Ronaldo Sharka.
“Megi Pojani jam kaq shumë i lumtur që do jesh prezantuesja e edicionit të pestë të Për’puthen. Shkëlqe babe”, shkruante ish-banori i “Big Brother VIP 2” në postimin e tij në “Instastory”.
Por duket se ndjekësit e tij nuk e kanë pritur aspak mirë këtë postim dhe kanë reaguar mjaft ashpër. Kjo për shkak se për moderimin e “Për’puthen” është përfolur shpeshherë edhe emri i Kiara Titos dhe ndjekësit mendojnë se Ronaldo e ka bërë postimin për inat.
Moderatori i njohur ka vendosur që të postojë në “Instastory” mesazhet që disa fansa të Kiara Titos dhe Luiz Ejllit i kanë dërguar atij, dhe vihet re se nuk mungojnë ofendimet.
“Geiush i vogël baderflaiv mir thotë Luizi b**** e vë storin prej inat Kiarës. Ja hanksh mutin ti dhe Efi”, i ka shkruar një ndjekës në inbox-in e “Instagram”-it.
“Ronaldo dhe Efi, e treguat veten të dy sa miq të mirë jeni për çiftin! Çfarë nuk nxorët nga goja brenda dhe jashtë shtëpisë. Ju nuk jeni miqtë e tyre, as keni qenë ndonjëherë. Një mik nuk të hedh poshtë e nuk të përflet në momentin e parë që i jepet mundësia”, ka shkruar një tjetër.
Ndërkohë këtë postim Ronaldo e shoqëron me fjalët:
“BB VIP ka mbaruar dhe është finalizuar në datën 6 maj të këtij viti”.
Diskutime rreth kësaj post